Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kritikuar Qeverinë për masat e reja kundër COVID-19

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ka kritikuar qeverinë për masat e reja të ndërmarra anti-covid-19. SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo ka drejtuar një varg kritika ndaj Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. “SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo kritikon dhe thekson duke iu drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasi që ende nuk kemi një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dalim nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave” thuhet në mes tjerash në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …