Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Boris Xhonson konfirmon bllokimin e dytë kombëtar për Anglinë nga e enjtja

Mbretëria e Bashkuar regjistroi edhe 21,915 raste të konfirmuara me koronavirus, kjo shifër po lëviz nga çasti në çast. I shtyrë nga kjo statistikë tejet shqetësuese Kryeministri Boris Johnson ka konfirmuar më 31 Tetor 2020 një kthim në një bllokim të plotë kombëtar që do të hyjë në fuqi në Angli nga e enjtja (5 Nëntor).

Me përjashtime për arsimin, punën ku njerëzit nuk mund të punojnë nga shtëpia, ushtrime rekreative dhe pazar për ushqim dhe gjërat e domosdoshme. Qeveria po I kërkon edhe një herë publikut të qëndrojnë në shtëpi me të njëjtin mesazh “mbrojeni NHS, shpëtoni jetën.

Pubet, restorantet dhe shitjet me pakicë jo thelbësore duhet të mbyllen, tha Z. Johnson në një konferencë shtypi, ndërsa skema e ndërmarrjeve është shtrirë në një kohë të kufizuar për të siguruar mbështetje për bizneset e mbyllura derisa Anglia të kthehet të kthehet në sistemin me tre nivele në dhjetor.

Shkollat, kujdesi për fëmijët, kolegjet dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura si dhe ato për shërbime të njerëzve të pambrojtur klinikisht e disa të tjera që janë esenciale.

Pastaj Kryeministri duke dhënë një arsyetim mes tjerash tha: “Në qoftëse nuk veprojmë, mund të shohim vdekje në këtë vend që zhvillohet në disa mijëra në ditë. Mbingarkesa e NHS (shërbimi nacional shëndetësor) do të ishte një katastrofë mjekësore dhe morale përtej humbjes së jetës”.

“Tani është koha të ndërmarrë veprime sepse nuk ka asnjë alternativë”.

Aktualisht në Angli situata alarmante është në veri të vendit. Kurse në jug situata është mesatarisht e infektuar.

Por është kuriozitet të ceket se në pjesën jug-perëndomore të bregdetit anglezë është me asnjë të infektuar. Unë personalisht e njoh atë vend sepse është pjesa me vizituar në Angli. Aty janë njerëzit me një kulturë të lartë  që rrallë e gjenë diku tjetër.

Ky virus po rishfaqet me ndrrimin e sezonit, që nënkupton një kujdes më të shtuar, dhe të mos neglizhohet me këtë armik të pa dukshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …