Elez Blakaj

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës: Blakaj ka bërë deklarime për kërcënime e ndikime për të mbuluar interesat personale

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës pas dorëheqjes së ish-prokurorit special, Elez Blakaj, ka reaguar duke thënë se Blakaj ka bërë deklarime për kërcënime dhe ndikime brenda sistemit prokuroria vetëm për të mbuluar interesat personale. Kjo shoqatë ka thënë se asnjë prokuror i sistemit prokurorial të Kosovës, përfshirë Blakajn, nuk ka shprehur asnjë shqetësim, qoftë si kërcënim apo ndikim në punën e tij të pavarur dhe të paanshme nga kushdo qoftë. “Shoqata e Prokurorëve të Kosovës njofton opinionin publik se deri më tani asnjë prokuror i sisitemit prokurorial të Kosovës, duke përfshirë dhe z. Blakaj, nuk ka shprehur asnjë shqetësim, qoftë si kërcënim apo si ndikim në punën e tij të pavarur dhe të paanshme nga kushdoqoftë. Andaj, deklarimet publike për kinse kërcënimet dhe ndikimet brenda sistemit prokurorial janë për të mbuluar interesat e tij personale apo të kujdotjetër. Për më tepër, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës zotohet se do të reagojë më fuqishëm, duke kërkuar përgjegjësi nga prokurorët që me veprimet e tyre dëmtojnë imazhin e sistemit prokurorial, interesat e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …