Shoqata "Kosova për Sanxhakun", kërkon nga Qeveria e Kosovës, 1 milionë euro për Sanxhakun

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, kërkon nga Qeveria e Kosovës, 1 milionë euro për Sanxhakun

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”,  vlerëson lart vullnetin e Qeverisë që nga Buxheti i vendit t’i ndahen  2 milionë euro Kosovës Lindore. Ne kërkojmë që në kuadër të  planifikimit buxhetor për vitin 2022 ta parashihni një mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit një shumë prej 1 një milion euro. Arsyet për ta përkrahur Sanxhakun  janë të shumta. Kosova dhe Sanxhaku kanë fatin e njëjtë, lidhje të forta gjaku të cilat janë ruajtur gjatë gjithë së kaluarës së hidhur. Lidhjet etnike  na detyrojnë të jem krah asaj popullate të vuajtur të lënë pas dore,  e që ekzistencën e vet e mbështet në remitenca nga të punësuarit sezonal në Evropën perëndimore, ndërsa ekzistenca e subjektivitetit politik të këtij rajoni i ka shpresat te Republika e Kosovës. Përveç anës humane,  Kosova ka interes strategjik që ta mbështes Sanxhakun në këto kohë kur popërballet me negociata të vështira e delikate me Serbinë.

Prishtinë, 30.10.2021

Ismet Azizi, Kryetar

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …