Shoqata “Thirrjet e Nënave” shprehet kundër “Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur”

Shoqata “Thirrjet e Nënave” shprehet kundër “Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur”

Shoqata “Thirrjet e Nënave” Gjakovë, ka reaguar dhe ka kundërshtuar themelimin shoqatës së re “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”, nga Bajram Qerkini dhe Milorad Trifunoviq, transmeton, raporton KTV. Në reagimin kësaj shoqate që e ka nënshkruar kryetarja Nesrete Kumnova, theksohet e “Bajram Qerkini, nuk përfaqëson të gjitha familjet e të zhdukurve në Kosovë, prandaj ne jemi të indinjuara dhe distancohemi nga ky veprim i pamatur”’. “Neve na dallojnë kërkesat për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë, sepse Serbia kriminale i ka vrarë, masakruar dhe zhdukur bijat dhe bijtë tonë në shtëpitë tona, ndërsa serbët kanë qenë agresor dhe kriminelë, prandaj ne nuk e pranojmë këtë shoqatë të re dhe Bajram Qerkinit i themi se nuk të njohim dhe nuk je përfaqësues i familjeve tona”, përfundon reagimi.

Kontrolloni gjithashtu

Afati po digjet, Kurti pa veprime, vendi drejt krizës së re politike për presidentin

Rreth një muaj para skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për …