Shqipëria përkrah aderimin e Kosovës në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore

Gjatë pjesëmarrjes në Komitetin e Ministrave të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, në Vjenë të Austrisë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari ka përkrahur aderimin e Kosovës në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore. Në diskutimet lidhur me klauzolën e aderimit, pati propozime për ta ndryshuar atë, ndërkohë që zëvendës ministri Lamallari shprehu rezerva në mënyrë që mos t’i mbyllet dera Kosovës në të ardhmen përmes sistemit të pranimit unanim të aplikimeve të vendeve të tjera. Me aderimin e vendeve të reja në Konventë dhe ratifikimin e Marrëveshjes për shkëmbimin automatik të profileve të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe automjeteve, Ballkani Perëndimor do të jetë padyshim më i sigurt përballë formave të larmishme të krimeve ndërkufitare, ka thënë mes tjerash zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …