leoni

Shqipja, vajza e Heroit Ismet Asllani dhe veprimtares Makfire Beqiri, Profesioniste e avancuar e sigurimit të cilësisë, në Novo Nordisk

Shqipja, vajza e Heroit Ismet Asllani dhe veprimtares Makfire Beqiri, Profesioniste e avancuar e sigurimit të cilësisë, në Novo Nordisk

Shqipe Ismet Asllani, nga viti 2016-të, është pjesë e departamentit për kualitet në Novo Nordisk (Novo Nordisk Quality), ku edhe mban titullin Advanced Quality Assurance Professional.

Në njërën nga këto video, Shqipe Asllani- Makolli, bashkë me udhëheqësen më të lartë të departamentit për kualitet në Novo Nordisk ,prezantojnë vizionin dhe vlerat e kompanisë.

Në videon tjetër “Meet Shqipe” apo, #Njoftohu_me_Shqipen” ,është video ku Shqipja e prezanton punën e saj dhe bashkë punonjësve të saj, të cilët ndodhën në vende të ndryshme të botës.

Shqipja është përzgjedhur ta reprezentoj “Novo Nordisk Quality”-vizionin dhe natyrën e punës së saj me këtë video, e cila shfaqet në nivel botëror nga Novo Nordisk.

Pra ,#takohu_me_Shqipen, tash si pjesë e një kompanie të njohur botërore, e cila prodhon dhe tregton produkte dhe shërbime farmaceutike, veçanërisht medikamente dhe pajisje për kujdesin e diabetit. Gjithashtu edhe menaxhimin e hemostazës, terapinë e hormoneve të rritjes dhe terapinë e zëvendësimit të hormoneve.

Credits: Novo Nordisk

Suksese Shqipe,

Suksese Novo Nordisk.

https://www.facebook.com/100003272396950/videos/pcb.5358964074222619/1020845201940225

https://www.facebook.com/100003272396950/videos/pcb.5358964074222619/1057367404948269

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …