Shqiprim Pula:

Shqiprim Pula: Ballkani i hapur’, nismë e dështuar që nga përpara?!

Vendi ynë po kalon nëpër njërën ndër fazat më kritike të zhvillimit të vet, ç’është e vërteta, edhe më parë, por tani specifikisht me idenë e ‘ballkani i hapur’ duke patur mbështetës dhe kundërshtarë mbi trended pozitive e negative mbi këtë iniciativë. Eshtë mirë të jemi për ndryshime. Por, ndryshimet duhen paraprakisht analizuar e propozuar mbi shumë ç’ështje, e sikundër edhe motivet e angazhimet për to. Prandaj, konsideroj, se realiteti e e ardhmja historike e shoqërisë jo vetëm se nuk e kërkon, por as nuk e lejon të tashmen të braktis përcaktimin e të ardhmes pro-perëndimore.

Republika jonë, duhet t’i përgjigjet shumë temave e iniciativave që shtrohen në kohëra të ndryshme të zhvillimit, por krahas vlerave që duhen ruajtur të sistemit kushtetues. Ideja, iniciativa mbi ‘ballkani i hapur’ do duhej, domosdoshmerisht të merr referencë praktika si kriter substancial si zgjidhje për rajonin e rrjedhimisht për shtetet nënshkruese të kësaj iniciative. Po a janë të barabartë në aspektin ekonomik shtetet nënshkruese të kësaj iniciative? JO, sepse ekonomitë e shteteve nënshkruese as për së afërmi nuk janë të barabarta sepse exportet në 2020 të 6 vendeve të Ballkanit; Shqipëria 2.23 miliardë, Bosnia 5.36 miliardë, Kosova 0.47 miliardë, Mali i Zi 0.34 miliardë, Maqedonia e Veriut 5.58 miliardë dhe Serbia 17.05 miliardë, në përllogaritje del të jetë 5 shtetet së bashku t’i kenë 13.98 miliardë ndërkaq Serbia e vetme 17.05 miliardë. Atëherë, të bashkohesh reth një ideje apo të përbashkohesh reth një nisme, siç e menduar, e para dhe para-së-gjithash, duhet të jesh i barabartë sepse vetëm të barabartit mund bashkarisht të kenë të ardhme.

Natyrisht, e ardhmja, mund të jetë gjithqysh por ide apo iniciativa si ‘ballkani i hapur’ nuk duhet vënë në pikëpyetje parimet e barabarësisë. Poashtu, katër parimet substanciale mbi të cilat është ngritur Unioni Europian, nuk gjejnë prekje reale e të sinqertë me shtete hegjemoniste, si Serbia, andaj politikat e fqinjësisë së mirë, dhe jetësimi i katër parimeve të UE-së si kategori juridike bëhen të realizuara plotësishtë dhe barabarsisht vetëm atëherë kur të gjykohet e kaluara dhe kërkohet kërkim-falja, e deri atëherë, cdo ide apo iniciativë, sado bukur e prezentuar,  do jetë gjysmake dhe sipërfaqësore nëse do ketë trysni nga qarqe të caktuara mbi qeveritë e vendeve tona. Në kuptim kushtetues e politik, aktualisht nuk mund të ketë veprim-e të duhura juridike mbi iniciativen e tillë, po vetëm veprim-e të porositura dhe të përshtatura nga politika.

Kosova kujdesshem duhet analizuar këtë iniciativë dhe sigurisht duhet të veproj me sens të përgjegjësisë institucionale-shtetëore lidhur me gjendjen në vend dhe rajon, e pse jo të ofroj edhe ndonjë platformë si zgjidhje e opsione të shqyrtimit paralel për të shmangur ‘deja vu’ rajonale.

Deshën apo nuk deshën protagonistët dhe porositësit e kësaj nisme, pa një kuvendim me Kosovën përkatësisht qeverinë e vet, është e gjykuar të dështoj.

__

Po u’a përcjell një opinion për publikim në rubrikën -opinione- mbi; ‘ballkani i hapur’

Paraprakisht, ju falëmnderit!

Autori është Njohës i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …