Shqiptaret butel

Shqiptarët në Butel protestojnë kundër vendosjes së kryqit të madh në vendbanimin e tyre

Shqiptarët shumicë në komunën e Butelit protestojnë kundër vendosjes së një kryqi të madh në vendbanimin e tyre. Protesta u organizua në shenjë revolte dhe me qëllim për të penguar vendosjen e gurë-themelit të kryqit. Një numër i madh i qytetarëve tanimë janë mbledhur tek rreth-rrotullimi, lokacioni ku është paraparë vendosja e kryqit. Në protestë janë vërejtur edhe zyrtarë të lartë të BDI-së si nënkryetari i saj Izet Mexhiti, zv.ministri i mbrojtjes Ilmi Selami,deputetja Ermira Mehmeti, deputeti Artan Grubi, kryetari i degës së Çairit, Beqir Asani dhe të tjerë, raporton Alsat M. Me këtë rast nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti theksoi se kryqet u takojnë kishave dhe minaret xhamive. Sipas tij, as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë. “I dëgjova të thonë se kryqi u takon edhe shqiptarëve ortodoksë. Pasi janë mërzitur aq shumë për vëllezërit tonë ortodoksë, atëherë është e udhës të bëjnë një kishë ortodokse shqiptare, të ndajnë një lokacion për kishë ortodokse shqiptare dhe kryqi le të vendoset aty”.

Derisa deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti në protestën e sotme porositi që kryqe të vendosen andej urës, ndërsa këndej urës të ruhet multietniciteti i Maqedonisë. Ajo ndërmjet tjerash theksoi se është për ruajtjen e Maqedonisë multietnike dhe ka guxim ta thotë këtë, prandaj edhe ka dalë për të protestuar.Banorët shqiptarë të lagjes së Butelit mendojnë se vendosja e kryqit në lagjen e tyre bëhet si shkak për hakmarrje ndaj statujës së shqiponjës të vendosur në Fushë Tophane.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …