Mogherini Thaçi

BE-ja shprehet skeptike për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kosovës

Zyra për Politikë të Jashtme e BE-së, në një komunikatë për medie  ka komentuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit. Ende mungon urimi zyrtar. Zyra e zonjes Mogherini thotë se Thaçi u zgjodh kryetar në një situatë të tensionuar e përçarëse. “Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që kemi parë dje në Kuvend, për një rast të tillë, janë tejet shqetësuese”, thuhet në njoftim.  Aktet e dhunës në çdo formë dhe nga kushdo janë të papranueshme. Retorika nxitëse vetëm sa e thellon ndarjen dhe e bën të vështirë dialogun. Ne presim që liderët politikë të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe bashkë të ulin tensionet, thuhet në komunikatën e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …