Shtëpia fimike "Cinemania Production" shpall z. Albert Zholi gazetar të vitit

Shtëpia fimike “Cinemania Production” shpall z. Albert Zholi gazetar të vitit

Shtëpia fimike “Cinemania Production” shpall z.Albert Zholi gazetar i vitit me këtë motivacion: “Gazetari i cili me korrektësinë, pasionin, përkushtimin, vizionin ka përcjellë te lexuesi shqiptar gjithë zhvillet e reja të filmit Evropian, e sidomos të filmit të ri shqiptar në ekranin e madh”.

Albert Z. Zholi (shkrimtar-publicist, lindur me 16 dhjetor 1960). Ka zhvilluar mbi 3 000 intervista me personalitete të artit, shkencës, kulturës, politikës. Ka bashkëpunuar me 16 gazeta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka redaktuar 120 libra artisitk, publicistik, tregime dhe me poezi, Autor i 21 librave,.

Albert Z. Zholi
Albert Z. Zholi

Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

-1990-Bashkpuntor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Drita” -1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit) -1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi) -1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi) -1999-2001 bashkpuntor i gazetës “Shekulli” -2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur) -2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF) -2002 – vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, . -2001 –vazhdim, bashkpuntor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”. -2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH -2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. -2006-2007 ideues dhe bashkdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha” – 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe” – 2008-vazhdim… Redaktor kulture, gazeta “Telegraf” -2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore) -2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore) -2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria” -2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore” -2014- vazhdim. Gazetar Revista “Mbrojtja” dhe gazeta “Ushtria”

Botime:

1-Ikja e madhe (Publicistikë)

2-Vite emigracioni-tregime

3-Endrrat e mërgimit-publicistikë

4-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë

5-Vajza misterioze-tregime

6-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar

7-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit – (publicistikë)

8-Hiret e një bjondine-tregime

9-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë

10-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë

11-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)

12-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH

13-Kush e vrau dashurinë-roman

14-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH-vëll II

15-Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve-monografi

16-Mesazhe dashurie (publicitiko-letrar)

17-Një ditë për dashurinë (publicistiko-letrar)

18-Puthje dashurie (publicistiko-letrar)

19-Hase Manaj, në udhët e jetës (Monografi)

20-Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit (Monografi)

21-Reshat Arbana “Artist i Popullit”-monografi

Kanë thënë për Albert Zholin:

-Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

”’Xhevahir Spahiu”’

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

”’Dritëro Agolli”’

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

”’Helena Kadare”’

Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.

”’Naum Prifti’

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s’më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit – parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!…Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë… Përgëzimet më të mira!

”’-Agim Shehu-”’

 

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …