Abdullah Hoti

Shtyhet afati i faljes së borxheve edhe për gjashtë muaj

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një konference për media njoftoi sot vendimin për shtyrjen e afatit të faljes së borxheve edhe për gjashtë muaj. Me ministrin Hoti në konferencë ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Qeveria e vendit përmes një ligji lironte nga borxhet e krijuara deri më 31 dhjetor të vitit 2008 të gjithë qytetarët dhe bizneset, raporton Koha.net. Bëhej fjalë për 680 milionë euro borxhe të krijuara prej tyre deri në datën e përfshirë për falje. Përveç borxheve faleshin edhe ndëshkimet dhe borxhet për mos pagesë të shërbimeve të ndryshme. Nga kjo datë borxhlinjtë detyroheshin me ligj të shlyejnë borxhet e krijuara deri atëherë. Afati për për faljen e borxheve me arsyetime të ndryshme u shty disa herë dhe afati i fundit, që ishte 1 shtatori, zgjoi interesim më të madh ndër borxhlinj që të përmbushin detyrimin ligjor. Në bazë të këtij ligji deri me dje ishin falur vetëm rreth 120 milionë euro. Në bazë të Ligjit për Faljen e Borxheve, buxheti i Kosovës ka inkasuar mbi 50 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …