Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përshëndet zgjedhjet e qeta, korekte dhe demokratike në Kosovë

SHVL UÇK në Maqedoni solidarizohet me familjarëve të personave të zhdukur kundër pranisë së serbit z. Bregoviq në Korçë

SHVL UÇK solidarizohet me dhimbjen dhe zemrën e përvëluar të popullatës shqiptare në Kosovë si dhe fuqimisht e mbështetë lutjen e familjarëve të personave të zhdukur sidhe nënave dhe motrave shqiptare të përdhunuara në kohë lufte dhe ate:

“Përdhunimi nga paramilitarë dhe militarë sërb në kohë terrori ishtë më lehtë i pranueshëm, sesa dhunimi dhe nënçmimi që na bëhet nga atdheu ynë në kohë lirie. Sot, ne familjet e 1632 personave të zhdukur dhe mijra motra dhe nëna shqiptare të përdhunuara në kohë terrori,  lutemi me lot gjaku në sy, duke na u dridhur buza nga turpi që kemi përjetuar, që të mos na çnderoni ju vëllezër të një gjaku, më tepër se sa jemi të çnderuara nga barbarët sërb. Lutemi të rrefuzoni pjesëmarrjen në Shqipëri, të personit i cili i këndoi kallashnikovit që masakruan familjen Jashari në prekaz dhe mijra djem e vajza të popullit tonë në mbarë Kosovën martire. “

SHVL UÇK, fton të gjitha institucionet relevante që të marrin masat e duhura për të penguar një provokim të ndjenjave sidhe të jenë të kujdesshëm për vendimet e këtilla në të ardhmen.

Njëherit e ftojm mbar rininë shqiptare që të sabotojnë këtë manifestim në Korçë, nëse lejohet prezentimi i racistit sërb Goran Bregoviq.

Daim Hiseni.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …