Administrata Tatimore e Kosovës

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vendosi që nga sot të vazhdojnë grevën me orar të plotë

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës vendosi që nga sot të vazhdojnë grevën  me orar të plotë. Me këtë rast janë pezulluar të gjitha shërbimet për tatimpaguesit. “Këto ditë kemi mbajtur një gjysmë orari, vetëm pjesën e paradites me greva. Kjo ka ndodhë deri më tash për shkak të mos reflektimit nga qeveria apo Ministria e Financave, në lidhje me kërkesat tona. Kërkesat veç i kemi raportuar disa herë cilat janë ato. Për herë të fundit është dërguar zyrtarisht shkresa me 9 qershor, ku janë cekur të gjitha kërkesat dhe janë sqaruar arsyeshmëritë në lidhje me këto kërkesa. Deri më tani nuk kemi më asnjë konfirmim”, kështu ishte shprehur sekretarja e sindikatës, Arlinda Bajraj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …