leoni

Sindikata e Lotarisë së Kosovës njofton se do të mbajë protestë ditën e premte, në orën 11:00 para ndërtesës së Qeverisë

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të enjten me 16 dhjetor

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të enjten me datë 16 dhjetor 2021 në ora 11:30-12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës. 

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka  premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

 

Me nderime, 

Sindikata e Lotarisë së Kosovës sh.a.

Kontrolloni gjithashtu

Teuta Shala: Konferenca Shkencore, “Kosova 1989-1999: Organizimi dhe Qëndresa për Çlirim

Sot, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit, ka filluar punimet Konferenca Shkencore dy …