Sindikata e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës ka kërkuar rritje të pagave prej 50 për qind

Sindikata e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës ka kërkuar rritje të pagave prej 50 për qind

Duke pasur parasysh që implementimi i Ligji të Pagave fillon tetë muaj pas daljes në Gazetën Zyrtare,e si projektligj nuk ka shkuar në kuvend as në lexim të parë.

Duke pasur parasysh që ky projektligj është vendosur në agjendën qeveritare 3 herë dhe është tërhequr gjithashtu duke pasur parasysh që për ketë projektligj nuk ka pasur transparencë fare, ky ligj ka shumë mangësi duke filluar nga vlera e koeficientit i cili nuk dihet e deri te rangimi sipas meritave gradave dhe punës, si dhe fati i tij varet nga ankesat që mund t’i kenë subjektet e ndryshme, kështu që implementimi i tij mund te filloj ndoshta në fund të vitit 2023.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shoqate sindikale të QKUK-së mbajtur me 06.09.2022, u vendos që të kërkohet rritje pagash prej 50 për qind sepse arsyet e me sipërme na bëjnë skeptik që ky projektligj mund të kalojë dhe aq më pak të fillojë implementimi i tij.

Pse rritje pagash prej 50 për qind?

Duke u nisur nga kjo logjikë e shëndoshë se rritje pagash s’ka pasur nga viti 2014 dhe për çdo vit kemi pasur rritje ekonomike (sipas statistikave zyrtare vitin e kaluar 10 për qind) e kur ja shtojmë kësaj edhe inflacionin zyrtar mbi 19 për qind besojmë qe kjo kërkesë është mjaft argumentuese.

Në mbledhjen e sotme u vendos qe ditët ne vijim do të kemi konsulta me anëtarësinë e gjerë brenda QKUK-së dhe shoqatat si  motra të regjioneve të tjera dhe do të vendosim lidhur me lëvizjet sindikale që do t’i ndërmarrim

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …