leoni

Sipas Këshillit Evropian, urimi “Gëzuar Krishtlindjet” është një urim fetar dhe duhet të zëvendësohet me “Gëzuar Festat”

Sipas Këshillit Evropian, urimi:  “Gëzuar Krishtlindjet” është një urim fetar. Ndaj në udhëzimin e ndarë nga Këshilli  thuhet se si është mënyra më e mirë t’u drejtohesh të tjerëve gjatë Krishtlindjeve, duke ndarë një listë shprehjesh për t’u përdorur për të mos ofenduar askënd. Komunikimet e brendshme të Komisionit Evropian u zbuluan javën e kaluar nga e përditshmja italiane “Il Giornale”. “Çdo person në BE ka të drejtë të trajtohet në mënyrë të barabartë pa referenca për gjininë, përkatësinë etnike, racën, fenë, aftësinë e kufizuar dhe orientimin seksual”, kështu shkruan Brukseli në udhëzimet e reja për “komunikim korrekt” të rekomanduar nga Komisioni. Nëse nuk mund të thoni Gëzuar Krishtlindjet, atëherë si mund të uroni? E thjeshtë, fjala “Krishtlindje” duhet zëvendësuar me “festë” ose “festa”. Papa Françesku u shpreh kundër udhëzimeve të brendshme të Komisionit Europian, të cilët kanë shkaktuar reagime të ashpra me përpjekjen për të “anuluar Krishtlindjet”, duke kërkuar zëvendësimin e fjalës “Krishtlindje” me “periudha e pushimeve”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …