Enver Bijediq, ngriti një kallëzim penal kundër kryetarit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, për deklarimit rreth Srebrenicës

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Enver Bijediq  ka treguar se ka ngritur një kallëzim penal kundër kryetarit  të Kroacisë, Zoran Millanoviq, për deklarimet rreth Srebrenicës.  “Më 3 dhjetor të vitit  2021, Millanoviq vazhdoi edhe me një ton skandaloz, teksa ai përpiqej të relativizonte gjenocidin në Srebrenicë, duke e krahasuar me Holokaustin dhe gjenocidin në Ruandë,  ka thënë Bijediq. Bijediq beson se Milanoviq shqetësoi publikun me deklaratat e tij dhe krijoi intolerancë shtesë kombëtare midis shtetasve të Bosnjës e Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …