Më pak se dy javë i ndajnë amerikanët nga zgjedhjet presidenciale që zhvillohen më 3 Nëntor, një përballje e ashpër mes republikanit Trump që kërkon rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë dhe rivalit demokrat Biden. Ish-zëvendës-kryetari kryeson bindshëm me 9% diferencë ndaj kryetarit aktual, siç tregojnë edhe këto shifra të analizave të sondazheve të kryera nga televizioni publik britanik BBC. Vota popullore nuk zgjedh drejtpërdrejt kreun e shtetit por 538 anëtarët e kolegjit me sistem proporcional në çdo shtet federal. Një kandidat për kryetar duhet të sigurojë 270 anëtarë, në kolegj mes 538 që ka në total ky institucion për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë. Siç duket edhe në këtë hartë, 14 shtete federale që kanë numrin më të lartë të anëtarëve në dispozicion janë vendimtare për të përcaktuar fituesin.
Kontrolloni gjithashtu
Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore
Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …