Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri Kapiti: Në Shqipëri siguria më e sigurt është pasiguria

Njerëzit organizohen në shoqëri dhe hyjnë, përpiqen, luftojnë  e ndërtojnë shtetin e tyre kombëtar për të qenë të sigurtë në shtetin e tyre sovran dhe të pavarur nga pushtuesi i huaj; ndertojnë  dhe kontribuojnë dhe e mbajnë shtetin  për sigurinë e jetës nga kërcënimi prej njëri –tjetrit, prej më të fortëve dhe për të ushtruar lirshëm aktivitetin e tyre jetësor dhe me mirëqënie.

Jeta njerëzore është përpjekje e pandërprerë  për konsolidimin e shtetit  për lirinë dhe për sigurinë për një të ardhme gjithmonë e më të mirë.

Shteti është  projektuar nga  Zotit për tu shërbyer njerëzve; për tu siguruar atyre lirinë , të drejtat dhe sigurinë për jetën, sigurinë juridike, sigurinë për pronën e pasurinë, sigurinë e dinjitetit e të personalitetit dhe atë ekonomike.

Para shtetit e para drejtësisë e ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë  për zhvillimin e meritës e të talentit, dhuntisë  e intelektit, për zhvillimin e lirë të kompetencës dhe të aftësive fizike, mendore, profesionale, biznesi dhe politike.

Para shtetit e para ligjit të gjithë duhet të binden, të respektojnë dhe të japin e të përgjigjen për veprimet e sjelljet   të  cilat shkelin te drejten shtetërore , ato të të tjerëve dhe për veprime të  tjera dëmshme antiligjore si krimet  gjithfarëshe, hajdutërinë, korrupsionin, mashtrimin, tradhëtinë kombëtare etj. Vetëm një shtet i tillë garanton dhe siguron  sigurinë  e individit e të shoqërisë  si dhe qëndrueshmërinë, stabilitetin e prosperitetin edhe të vetë  shtetit të qytetarëve .

Shteti nuk ka kuptim pa drejtësinë dhe shteti identifikohet me drejtësinë.

Dhe shteti në të cilin nuk qeveris e nuk sundon drejtësia  e ligji njëlloj për të gjithë antarët e atij shteti,  dhe në atë shtet poqese drejtesia nuk siguron ato për të cilat shteti duhet t’u sigurojë  drejtësia e tij qytetarëve  të vet, ai shtet  rrënohet, bie  dhe bëhet i urryer prej banorëve të tij.

Shqiptarët në Shqipëri, në shtetin e tyre janë të kërcënuar nga padrejtësitë, prej padrejtësive politike dhe prej padrejtësive të pushtetit e të drejtësisë politike, korruptive dhe  të kriminalizuar .

“Më të fortët” e antiligjit dhe të antishtetit  të  Shtetit në Shqipëri por edhe në Kosovë janë politika, pushteti dhe drejtësia të cilët sundojnë  së prapthi me ligjin duke bërë krimin, papërgjegjshmërinë, hajdutërinë, dhe me ligjin ata vetëm sa mbrojnë veten, bëjnë vetëgjyqësinë me drejtësinë duke mos pyetur dhe as duke mos pasur as respekt dhe as frikë para ligjit, shtetit dhe drejtësisë.

Pra më të fortët e shtetit shqiptar si politika, pushteti, drejtësia dhe krimi ordiner e korrupsioni e kanë të sigurtë sigurinë e mosndëshkimit dhe papërgjegjshmërinë për të bërë padrejtësitë, zullumet, vjedhjen dhe grabitjen me ligj e paligj, me shtet e me pushtet.

Ndërsa për qytetarët shqiptarë  Siguria më e Sigurtë për ta është Pasiguria.

Prej padrejtësive të politikës dhe të drejtësisë së korruptuar, të kriminalizuar, prej hajdutërisë, dhe prej pasigurive  për jetën, punën, pronën, për arsimimin, për shëndetin; prej pasigurisë ekonomike  ,prej pasigurisë politike e juridike  shqiptarët si nga Shqipëria dhe nga Kosova kanë gjetur rrugën e sigurimit dhe të garantimit të tyre, kanë gjetur si zgjidhje largimin nga Shqipëria për në vendet e Europës Perendimore dhe SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …