Izet Shala

Izet Shala: Komploti apo mini grusht-shteti..?

Hitleri dhe Mussolini ishin vetëm zëdhënësit e qëndrimit mbi dominimin dhe dëshirën për pushtet që janë pothuajse në zemrat e të gjithëve. Derisa burimi të pastrohet, gjithnjë do të ketë konfuzion dhe urrejtje, luftëra dhe antagonizma klasorë (Jiddu Krishnamurti).

Tingëllimat e veprimit simulutan të mendimit komplotist apo minigrushtshtetit të zhvilluar embrionalisht në epruvetën e qelqtë, në temperatura konstante, me ushqim artificial të konservuar diku në qytetin e certifikatave, të ruajtur nënbudrumet e errta dhe të mbështjellur me kashtën e  kumtrit, zgjohen në universin e miliona kometave dhe fiken në tokën e ftohtë, kurse era bartë hirin që  vërbon  dhe hap gropa, ku konfuzioni, urrejtja, luftërat dhe antagonizmat, ia nxjerrin sytë me draprin  e kuq  ditës, që shpërfaq lakuriqësinë përball foshnjës që jep shpirtë  për një pikë qumësht, pas braktisjes së lehonës duke mallkuar aktin epshor të çmendurisë së panjohur të  idiotit në mpleksjen  fatkeq të dashurisë.

Fjalamani pas shpëtimit të  foshnjes, tri kategoritë e përfaqësuara në arenën popullore, përbënin skenarin e një filmi të metrazhit të gjatë mes lehonës, idiotit, dashurisë së çmendur, foshnjës dhe hijes së natës monstrume.

Nën dritat e neoneve, mugëtirës  së mbrëmjes që tashmë kishte shtrirë perden  në qytetin e certifikatave, mes dominimit dhe dëshirës për të përmbysur jetën për vdekje, filluan ulurimat në arenën popullore, tregimi i dhëmbëve, shtrëngimi i muskujve dhe ataku në  të kalaurën e afërme, për varret e të parëve, duke shkruar historinë e fshehur thellë nëntokën e gjakosur, ku tashmë vetëm kockat u kishin shpëtuar gjarpërinjve dhe të vetmit shenja të kujtesës historike të dëshprimit, harrimit dhe krenarisë, që pa aguar diell kryhen ritet e lutjes dhe faljet e mëkatarëve  para shtëpive të kultit  që  me përkulje edhe njëherë mashtrimit t’ia kërkojnë verdiktin!

Gatimi i kësaj buke të përgjakur, bash si ngjyrat e Flamurit Kuq e zi dhe nën betimin e tij po krijon aktin e sovranit  dhe po e  manipulon verdiktin në modus vivendi  dhe rastin “Sueigeneris”.

Komploti apo minigrushtshteti, nuk ishte grushtshtet për shtet, as grushtshtet ushtarak për shtet, as komplot për sovranitet, ishte komplot apo minigrushtet për pushtet.

Dhe ky grushtshtet, pa viktima e me lot krokodili, me këngë kukuvajkash e melodi mortore, varrosi, varrosjen simultane të fjalës, jo varrosjen simultane të dhunës, urrejtjes, konfuzionit, luftës së fjalës së sovranit, por edhe pas kësaj vrasje të fjalës, kërkon besën e sovranit që të shëtis i lirë, të flas me urrejtje,  të vendos për llojin e pushtetit dhe ta fundos shtetin.

Ju që jeni fuqia e uraganeve, nisuni në aksionin “Stuhia e Shkretirës”, dhe kur të mbrrini të “Kutia e Pandorës”, merrni guximin, hapne, aty është fati i juaj, lexone, kuptone, “Kutia e Pandorës”, duhet të hapet nga sovrani!

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …