Skënder Sadri Kapiti: Kush janë shqiptarët “tradhtarë” të shqiptarëve?!

Skënder Sadri KAPITI: Një “këshillë” Albinit dhe koalicionit VV-LDK

Vota popullore ua besoi qeverisjen VETËVENDOSJES dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy forcave politike opozitare. Duke qenë se ato kanë marrë përsipër që të bashkëqeverisin në kualicion, atëhere ky kualicion duhet të jetë , te quhet dhe të funksionojë  si kualicioni i Unitetit për  ndërtimin dhe vënien në funksionim të shtetit ligjor  me standarte moderne shtetformuese dhe për integrimin europian.

Që ky kualicion të jetë kualicion i Unitetit për Shtetin dhe Integrimin , në radhë të parë që të arrihen këto objektiva si ndërtimi i shtetit ashtu edhe integrimi në BE,kjo do të varet nga cilësia e qeverisjes, nga prurjet dhe përzgjedhjet që do të bëjnë të dy partitë, VV e LDK.

Suksesi i këtij kualicioni do të   varet nga përzgjedhja që do të bëjnë VV e LDK për të deleguar në qeverisje dhe në administratën shtetërore individë të kompletuar, me dinjitet e me personalitet, të përgjegjshëm moralish; të aftë intelektualisht e profesionalisht, të përgjegjshëm përpara ligjit dhe detyrës publike e kombëtare, pra të përgjegjshëm patriotikisht e që kjo duhet të jetë edhe cilësia  parësore  e tyre.

Duhen deleguar në qeverisje individë të cilët interesin e tyre personal e shohin brënda interesit shtetëror dhe të atij të përgjithshëm, ku interesi i përgjithshëm të jetë mbi atë të forcave  politike, VV e LDK, që do bëjnë kualicionin.

Qeveria nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë presioni apo shantazhi për përfitime korruptive.

Qeversja nuk duhet parë si mundësi   punësimesh e favorizimesh të simpative partizave, as si mundësi shpërndarjesh shpërblimesh politike dhe nepotizmave famijare e miqësore; qevesrisja nuk duhet të funksionojë as si agjensi pazaresh e matrapazllëqesh me tenderat,investimet publike  e privatizimesh abuzive e korruptive.

Qeverisja nuk duhet të kufizohet brënda një rrethi vicioz si ishin të gjitha qeveritë e mëparshme, si qeverisje antipublike, të papërgjegjshme e të korruptuara të cilat kishin kapur shtetin e shoqërinë dhe e kishin falimentuar demokracinë e drejtësinë.

Pra Shteti, Ligji, Drejtësia, Integrimi i brëndshëm dhe ai në BE, janë jetike sot për  Kosovën  dhe misioni historik që duhet të realizojë  kualicioni qeverisës VV-LDK i drejtuar nga kryeministri Kurti.

Qeveria nuk duhet të funksionojë si grup interesi dhe as për favore ndividësh ,klanesh e monopolesh, por  duhet të sillet si një trupë që mbron dhe u shërben interesave të qytetarëve , shtetit dhe kombit.

Qeveria VV-LDK e kryesuar nga Kryeministri z. Albin Kurti duhet të funksionojë për t’u shërbyer qytetarëve, interesit të të gjithëve, që është interesi i përgjithshëm dhe ai kombëtar.

Unitetin  e këtij kualicioni do ta mbajë mirëfunksionimi ligjor, llogaridhënia, përgjegjësia dhe transparenca si dhe zbatimi  i parimit të  madh: Kosova e para dhe mbi të gjitha.

Pra, një qeverisje e tillë së pari është qeverisje për shtetin, për vënien në funksionim të tij dhe të republikës , të ngehinës shtet republikan, të asaj që i përket të gjithëve e që është pra, shteti demokratik.

Prandaj cilësia e parë e këtij kualicioni është që ky kualicion jo vetëm të quhet si kualicioni për shtetin por të punojë për shtetin ligjor e demokratik.

Ngritja dhe vënia në funksionim e shtetit demokratiko-ligjor në Kosovë njëkohësisht i shërben dhe është në funksion të integrimit të Kosovës në BE.

Kjo sepse arësyet dhe kushtet kryesore që BE ka për integrimin e Kosovës në BE janë : ngritja , ndërtimi dhe funksionimi i shtetit ligjor me standarde moderne shtetformuese , dhe efikasiteti i luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe abuzimit e grabitjes së parasë publike.

Uniteti i kualicionit VV-LDK që të funksionojë në funksion të shtetit, të shoqërisë, të demokracisë, të patriotizmit dhe të integrimit duhet që në asnjë moment të mos largohet si qeverisje nga populli dhe nga problematikat shoqerore; nuk duhet që të sillet ashtu si qeverisjet paraardhëse, pushteti i të cilave nga populli shkoi jo në distance, por në largësi të pa limit, aq sa pakënaqësia e akumuluar popullore ua dha atyre ndëshkimin e merituar, pikërisht sepse së pari ishqeverisjet e mëparshme publiken , shteteroren e të përgjithshmen i panë dhe i trajtuan si private; pikërisht jo se nuk e luftuan krimin dhe korrupsionin por perkundrazi ato ishin bartësit e tyre; dhe po ashtu u ndëshkuan se në vënd të integrimit të Kosovës prej tyre gjeneruan korrupsioni, hajnija,  tradhëtia publike, papunësia, varfëria dhe eksodi, dhe për pasojë e rrjedhimisht edhe mosliberalizimi i vizave dhe mosintegrimi në BE.

Prej papërgjegjshmërisë së tyre problemi arriti deri atje sa që u vu nën kërcënim edhe sovraniteti i Shtetit të Kosovës, me marrëveshje e pazare që rrezikonin edhe ndarjen e Kosovës.

Ky kualicion duhet te jetë e te funksionojë si kualicioni i Unitetit pasi edhe në fushatën elektorale si VV ashtu edhe LDK kishin akumuluar dhe artikuluar pothuajse të njëjtin premtim: Shtetin  dhe Integrimin; pra ndërtimin e funksionimin e shtetit ligjor dhe  integrimin në BE.

Dhe kjo përputhet plotësisht me sakrificat, mundin dhe me aspiratën e të gjithë shqiptarëve për  të pasur Shtetin kombëtar të tyre  të lirë, të pavarur, të mirëqënë e ligjor; si dhe përputhet edhe me atë se shqiptarët janë populli më proeropian dhe proamerikan në  Botë. Prandaj dhe qeverisja VV-LDK do të ishte mirë të quhej si kualicioni i Unitetit për Shtetin dhe Integrimin, pasi ky duhet të jetë dhe qëllimi e misioni kryesor i tij :  Ndërtimi i shtetit ligjor  dhe Integrimi  në BE.

Por, në rast të kundërt me ato se cfarë duhet të kryejnë dhe që kanë  premtuar si VV ashtu edhe LDK , atehere do të kishte dështim të radhës, dhe nevoja për zgjedhje, madje edhe të parakohshme mundet që ta kërkojë një gjë të tillë. Dhe nëse hasni në vështirësi për reformimin e shtetit dhe të zbatimin e ligjit, nëse hasni në vështirësi  ne luftën kundër krimit të organizuar e të korrupsionit atëhere duhet t’u kërkoni ndihmë SHBA-ve për miratimin dhe zbatimin në Kosovë të Ligjit të VETTING-ut ashtu sikurse u bë në Shqipëri. Pra VV dhe LDK prej jush duhet vullnet, guxim dhe unitet në bashkëqeverisje, luftë   pa kompromis dhe jotolerancë krimit,korrupsionit ,hajdutërisë dhe abuzimit institucional me paranë publike.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …