leoni

Skënder S. Kapiti

Skënder Sadri KAPITI: Të çregjistrohen partitë politike fantazma!

Shqipëria e Kosova mund të jenë dy shtete rekord në Europë por ndoshta edhe në  botë për nga numri i madh i partive politike, por edhe për rekord për varfëri e papunësi. Pra politikë shumë, jashtëmase, por, punesim ,mirëqënie e siguri shumë, shumë pak. Dy shtetet më të varfëra në Europë por “më të pasurat” me parti politike. Shumica dërrmuese e partive politike në Shqipëri janë parti njëpersonëshe, që kane vetëm kryetarin si vulëmbajtës e që nuk kanë as zyra dhe as antarë, ose disa antarë formal shokësh kafenesh e të afërmish familjarë e ndonjë mik apo mik të mikut. Pra spekri politik shumëpartiko-parazitar është i mbushur me parti politike fantazma. Me rastin e zgjedhjeve në Kosovë i kërkoj Kurtit dhe Osmanit, pra Kualicionit qeverisës VV-LDK që të marrin nismën parlamentare për caktimin e një pragu , ku ato parti të cilat nuk e arrijnë atë, të dalin jashtë ligjit ,pra të çregjistrohen . Dhe kjo duhet të ndodhë edhe në parlamentin shqiptar të Shqipërisë.

Kjo kërkesë publike drejtuar Albinit dhe Vjosës është e vlefshme edhe për Shqipërinë, dhe nëse e bën këtë parlamenti i Kosovës patjetër që do ta bëje edhe parlamenti i Shqipërisë ,pasi edhe në Shqipëri ka mbi 100 e ca parti politike  rreth afro 100 e tyre krejtësisht të panevojshme.

SHBA -të janë mbi treqind milion  popull dhe kanë dy parti kryesore.

Pra, përveç asaj kërkese që është parësore dhe jetike për Kosovën që është VETTING-u, Albini dhe Vjosa , pra VV-LDK duhet të marrin edhe nismën tjetër: atë të miratimit nga parlamenti i Kosovës  të një pragu zgjedhor, të cilin ato parti politike që nuk e arrijnë, të çregjistrohen, pasi janë krejtësisht të panevojshme , jane burime korrupsioni dhe zhvatje të parasë publike si organizata politike parazitare.

Është mëse e duhur që parlamenti i Kosovës të miratojë një ligj të tillë që : ato parti të cilat nuk e kalojnë pragun zgjedhor të çregjistrohen si parti politike. Kjo për t’i dhënë fund formalizmit të ekzistencës së dhjetra partive politike parazitare në Kosovë, kjo për t’i dhënë fund fantazmave politike  për të mos pasur parti fantazma, servile e satelitore të partive të mëdha , si dhe për t’i dhënë fund parazitizmit politik: zhvatjes së buxhedit të varfër të shtetit të Kosovës prej tyre.

Shqipëria  dhe Kosova, dy shtete të vogla janë kampione Europe dhe Bote për numrim e jashtëzakonshëm të partive politike, ashtu sikurse mbajnë edhe rekorde në korrupsion , papunësi, varfëri dhe sidomos për eksod, për largimin nga atdheu të qytetarëve të tyre.  Prandaj i takon deputetëve të LDK dhe të VV  që të marrin përveç nismës për miratimin e  VETTING-ut por edhe një nismë të tillë ligjore ku të vendoset një kufi të cilin nëse nuk e arrijnë partitë politike ato duhet të nxirren jashtë ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …