Smajl Latifi: 25 vjet më parë, në Koshare, u shembën kufijtë që na ndanin dhunshëm, për t’i dhënë jetë e kuptim idealit për liri dhe bashkim kombëtar

25 vjet më parë, në Koshare, u shembën kufijtë e padrejtë që na ndanin dhunshëm, për t’i dhënë jetë e kuptim idealit për liri dhe bashkim kombëtar.
Beteja e gjatë e dhëmb për dhëmbë e luftëtarëve trima me pushtuesit sllavë, është shëmbëlltyrë dhe frymëzim për atdhedashuri, ndër breza.
Beteja e lavdishme e UÇK-së në Koshare, përjetësoi në kujtesën e brezave heronjtë dhe dëshmorët e saj, invalidët dhe të gjithë ata djem e vajza që mundësuan suksesin e kësaj përballjeje heroike e të ashpër me armiqtë tanë.
I përjetshëm është kujtimi i veprës së 114 heronjve të Brigadës 138, që ranë në Koshare, të prirë nga komandanti Agim Ramadani, si dhe mirënjohës ndaj të gjithë luftëtarëve pjesëmarrës, atyre që kanë vdekur ndërkohë dhe atyre që janë gjallë!
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …