Smajl Latifi: Mirë se vini në Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest-in e Rahovecit, më 1, 2 dhe 3 shtator

Mirë se vini në Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest-in e Rahovecit, më 1, 2 dhe 3 shtator🍇
Festa e Vjeljes së Rrushit, e njohur tashmë si Hardh Fest, me të drejtë është festë për të gjithë ne! Festë e merituar për bujqit e vyeshëm dhe punëtorë të komunës së Rahovecit. Ky organizim, ndër vite e ka identifikuar rajonin tonë vreshtar dhe e ka shndërruar në festë kombëtare të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përtej saj!
Si kryetar i Komunës së Rahovecit, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të mos e humbasin rastin, të vijnë dhe të përjetojnë Festën e Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2023!
Përgjatë këtyre tri ditëve dhe netëve, organizatorët do të përkujdesen të ketë laramani të aktiviteteve kulturore, rekreative dhe turistike, që do të kulmojnë me koncerte në orët e mbrëmjes.
Rahoveci ju mirëpret!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën e tij të pensionimit

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka takuar z. Dukagjin Povataj, në ditën …