Brickos

Smajl Latifi: Zatriqi ishte fshati kazermë që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së.

Kryetari i Komunës së Rahavecit Smajl Latifi ka perkujtuar 25 vjetorin e Betejës së Zatriqit . Ai me këtë rast ka shkruar: Sot në Zatriq, me familjarë e bashkëvendës, me bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, me rastin e 25-vjetorit, nderuam kujtimin e betejës për Zatriqin dhe rënies në krye të detyrës luftarake të tre dëshmorëve nga ky fshat.
Zatriqi ishte fshati kazermë që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së. Zatriqi u bë qendër e ushtrimeve fizike dhe përgatitjeve të shumë e shumë luftëtarëve liridashës që do të tregojnë trimëri nëpër beteja me armiqtë e lirisë sonë.
Zatriqi ka pritur e përcjellur luftëtarë dhe eprorë të UÇK-së nga të gjitha zonat operative.
Zatriqi ishte vatër e qëndresës ndaj pushtuesit dhe nyje e rëndësishme me rol të madh në luftën tonë çlirimtare. Kontributi i zatriqasve ishte i jashtëzakonshëm e do të jetojë sa malet, sa kreshtat dhe monopatet e Zatriqit historik, sepse janë kujtimet për luftën, për sakrifica e madhe, sepse flasin e do të flasin dëshmitë që nuk harrohen asnjëherë për tërë atë angazhim dhe kontribut të këtij fshati të vogël, por me shpirt të madh dhe histori të bujshme në luftën e mundimshme për lirinë e Kosovës.
E pavdekshme është në kujtesën tonë e do të mbetet e tillë, edhe te brezat që vijnë pas nesh, vepra e dëshmorëve:
MAZLLUM KASTRATI, XHAFER VEHAPI dhe ESAT KASTRATI nga Zatriqi, të cilët u pavdekësuan me pushkë në dorë, në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë nder, kuptim, aromë dhe shije të veçantë, sot dhe gjithmonë, lirisë së këtij trualli, e cila u fitua me jetë dhe gjak. Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve, lufta dhe trimëria e djemve më të përkushtuar të UÇK-së, sot e ppërjet, veçse dhimbje shpreh krenari sa të ketë shqiptarë në këtë truall.
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

25 vjet më parë, ishte hera e fundit që u pa i gjallë veprimtari, kryengritësi, …