leoni

Sonte në mesnatë i përmbyllin aktivitetet partitë politike dhe koalicionet, që do të garojnë ditën e diel më 6 tetor

Pas një fushate mjaft të organizuar dhe si kurdoherë pompoze e me premtime gjithnjë në rritje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit, sonte në mesnatë i përmbyllin   aktivitetet partitë politike dhe koalicionet që do të garojnë  ditën e diel më 6 tetor në të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë. Në këto zgjedhje garojnë PDK-ja, LDK-ja, Vetëvendosja, Koalicionin Nisma-AKR-PD, Koalicionin AAK-PSD, Lista serbe, Partia Fjala dhe parti e koalicione të tjera Fushata është karakterizuar pa ekscese, por me një gjuhë të vrazhde e dhe fyese të disa liderëve politikë dhe kandidatëve për deputetë, të cilët pretendojnë të korrin fitore. Zgjedhjet e parakohshme u shpallën, pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti për shkak se ishte ftuar për t u intervistuar  nga Prokuroria e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …