Nga sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurt e cila zgjatë vetëm 10 ditë

Sonte në mesnatë përfundon fushata për zgjedhjet vendore të 22 tetorit

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur që pretendojnë të fitojnë në zgjedhjet vendore të 22 tetotit sot do ta përmbyllin fushatën zgjedhore. Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën, pritet të sjellin një garë të ashpër në disa komuna. Sot, partitë do të zhvillojnë aktivitetet përmbyllëse në qytetet kryesore të Kosovës.  LDK dhe Vetëvendosje fushatën zgjedhore do ta përmbyllin në qytetin e Prishtinës, ku kandidatë kryesorë janë Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi. PDK-ja e Kadri Veselit fushatën do ta përmbyll në Prizren me një tubim në palestrën Sezai Surroi, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i jap fund fushatës në Pejë. Dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore para procesit të votimit që pritet të nis nga mëngjesi i së dielës. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në garë janë 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare, 1 koalicion dhe 25 kandidatë të pavarur. Po ashtu në këto zgjedhje ka qenë edhe një numri i madh i kandidatëve për asamble, 7.080 kandidatë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …