Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Themelimi i Njësisë për Ekspertizë: mësimet nga e kaluara për një fond par excellence.”

Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Themelimi i Njësisë për Ekspertizë: mësimet nga e kaluara për një fond par excellence.”

Qeveria e Kosovës në fillim të vitit 2022, themeloi “Njësinë për Ekspertizë”, e cila ka për qëllim mbështetjen e institucioneve në fushat specifike dhe deficitare, duke angazhuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë. Në vitin 2009, ekzekutivi kishte aprovuar një praktikë të ngjashme, kur ishte themeluar “Fondi për Kuadro”. Me gjithë fillimin e mirë, “Fondi për Kuadro”, do të shndërrohej gradualisht nga një fond për tërheqjen e kuadrove deficitare, në një fond për shtesa për pozita menaxheriale. Meqë kjo nismë kishte devijuar nga qëllimi fillestar, Instituti GAP kishte propozuar shuarjen e tij me qëllim të ndaljes së keqpërdorimit me paranë publike.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP përmes këtij raporti ofron më shumë detaje mbi nismën e re të qeverisë, duke krahasuar atë me praktikën e kaluar gjashtë vjeçare (2009 -2015) të Fondit për Kuadro, si dhe ofron disa shembuj të praktikave të ngjashme të shteteve tjera.

Në mënyrë që të parandalohen praktikat e mëparshme të keqpërdorimeve të fondit, Instituti GAP ka disa rekomandime: të definohen qartë nevojat e institucioneve dhe fushat/pozitat për të cilat do të nevojitet angazhimi i ekspertëve; të bëhet një specifikim i qartë i kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve; të përkrahen kuadrot deficitare që janë aktualisht pjesë e institucioneve si incentivë që të qëndrojnë në shërbimin civil për një periudhë më afatgjatë; së paku 25% e financimit të këtij fondi të mbulohet me buxhet shtetëror; përveç angazhimit të ekspertëve nga jashtë, Qeveria të përfshijë edhe profesionistë vendorë të cilët përfitojnë bursa studimi jashtë vendit, të financuara nga vetë qeveria, apo nga organizatat ndërkombëtare me qëllim të kontributit në Kosovë.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …