Prokuroria e Shtetit

Sot intervistohen kandidatët për kryeprokuror të shtetit, gjasat për fitore i ka kandidati i parapëlqyer i Qeverisë

Sot intervistohen  kandidatët  për kryeprokuror të shtetit. Duke folur për këtë rast kryeministri, Albin Kurti ka theksuar se ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj, Kurti mendon se ky rast e ka  vëmendjen e të gjithëve. “Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka integritet të lartë moral dhe profesional, por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik”, ka shkruar Kurti, i cili me kohë i ka marrë masat të përzgjedh kandidatin e tij të preferuar, për ta marrë nën kontroll edhe këtë segment me shumë rëndësi të jetës politike dhe juridike të vendit. Albin Kurti ka paralajmëruar se do të zgjidhet  një prokuror që merret me krimin e  organizuar, korrupsionin e lartë dhe çdo lloj kriminaliteti, pasi sipas tij të gjithë prokurorët e 20 viteve të kaluara kanë qenë nën diktatin politik.  Ai madje  ka nënvizuar se drejtësia u nevojitka  për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë shtetërore e kombëtare. Këtë mund ta bëjë vetëm një prokuror i përzgjedhur nga ai vetë, sipas kritereve të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …