Sot në Gllogjan iu dha lamtumira e fundit ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Cenë Aliçkajt

Sot në Gllogjan iu dha lamtumira e fundit ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Cenë Aliçkajt

Sot në Gllogjan iu dha lamtumira e fundit ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Cenë Aliçkajt, njeriut i cili tërë jetën ishte në shërbim të kombit. Cenë Aliçkaj ishte një ushtar i devotshëm i lirisë dhe epror i lartë i FSK-së. Në akademinë komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Cenës, ish bashkëluftëtarët evokuan kujtimet për të dhe vlerësimin për kontributin në të gjitha periudhat. “Si i ri, u angazhua në lëvizjen e atëhershme politike për kundërshtimin e tij ndaj padrejtësive që u bëheshin shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Kam pasur fatin ta njoh në ditët e para të luftës për liri dhe që atëherë ishte një shqiptar i mirë për të gjithë, për këdo që ishte në shërbim të atdheut e kombit. Njëkohësisht, ishte veprimtar i palodhur edhe në ndërtimin e misioneve të reja të ushtrisë sonë. Kujtimin për Cimën do ta ruajmë aq mirë siç ishte edhe ai vet”, ka thënë Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Berisha: 5581 lëndë i mbyllëm vetëm gjatë vitit 2022

Valon Berisha, drejtor i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon se vetëm gjatë …