Vetëm katër ligje të miratuara për katër muaj që kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës

Sot në Kuvend shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore në vitin 2021

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021. Ndërsa, në orë 14:00 do të vazhdojnë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara. Të hënën, më 2 gusht, po ashtu, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re, ku pas pyetjeve parlamentare dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, pritet të debatohet lidhur me punën 100-ditore të qeverisë. Në këtë seancë pritet të shqyrtohet edhe Propozim-vendimi i Qeverisë për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik, si dhe të zgjidhen kryesuesi dhe dy anëtarë të ZRRE-së, si dhe tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, vizitoi ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës të Gjykatës Speciale

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka kryer një vizitë në Gjykatën Speciale në …