Sot në Prishtinë është mbajtur Akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të heroit, Abaz Thaçi

Sot në Prishtinë është mbajtur Akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies heroike të heroit, Abaz Thaçi

Në Prishtinë sot është mbajtur Akademi përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së heroit, Abaz Thaçi. Akademia u organizua nën kujdesin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditet e Shqipes”. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për veprën e heroit Abaz Thaçi, tha se ai vjen nga një familje patriotike dhe dha gjithçka për çlirimin e Kosovës. Kudo që ishte Abazi, malli për atdheun për Drenicën,  për Kosovën, bëri që ta braktisë perëndimin për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës. Dijen e marrë e vuri në shërbim të Kosovës”, tha ai. Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, tha se Abaz Thaçi ishte një ushtarak që vinte nga një familje patriotike. Ndërsa, Arbër Thaçi, nipi i heroit, tha se citoi fjalë nga ditari personal i heroit: “Çdo pikë gjaku do ta jap qe Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur dhe populli të jetojë sa më mirë”. Ndryshe, Abaz Thaçi ka rënë më 16 maj 1999. Ishte pjesë e Brigadës 138 “ Agim Ramadani”. Në vitin 2016, ai është nderuar me Urdhrin Hero i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …