COVID

Sot në Prishtinë lansohet fushata “Së bashku kundër COVID-19” pë të rritur vetëdijen e respektimit të masave

Grupi Vullnetarët COVID-19 së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe akterë të tjerë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, në sheshin “Skenderbeu” do të lansojnë fushatën “Së bashku kundër COVID-19”. Kjo fushatë synon të rrisë vetëdijen për nevojën e vazhdimit të respektimit të masave anti-COVID nga ana e qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në parandalimin e rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Fushata ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë të rinjve, duke marrë për bazë që sipas OBSH-së, sot të rinjtë janë shkaktarët kryesor të shpërndarjes së virusit në saje të mosrespektimit të mjaftueshëm të rekomandimeve tashmë të njohura për të gjithë. I gjithë aktiviteti do të zhvillohet në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe institucionet tjera relevante.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …