leoni

Sot në qendër të Prishtinës mbahet protesta e opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Sot në qendër të Prishtinës do të mbahet protesta, e cila prej kohësh ka qenë e  paralajmëruar nga tri partitë opozitare, me qëllim  për anulimin e nënshkrimeve të marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë e Malin e Zi, si dhe për të kërkuar llogaridhënie nga ata që kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës, me rastin e këtyre marrëveshjeve. Opozita konsideron se dita e sotme 9 janar 2016 shënon fillimin e një serie protestash deri në rrëzimin e Qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve  të parakohshme.

Krerët e opozitës së bashkuar kanë  përsëritur vazhdimisht mungesën e legjitimitetit të koalicionit qeverisës pas vendimit të Kushtetueses në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Marshi protestues është paraparë të fillojë nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë duke filluar nga orën 14:00 për të zgjeruar pastan në sheshin e kryeqytetit.

Kësaj protesta u kanë paraprirë protestat masive të opozitës të mbajtura në qytetet më të mëdha të vendit sidomos gjatë muajit dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …