Limaj: Rënia e "Katanës" ishte humbje e madhe por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë

Filloi manifestimi tradicional kulturor, “Ditët e Agimit”

Në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, kushtuar ish komandantit të UÇK-së Agim Ramadanit prej 1 deri 3 maj, do të mbahen një sërë aktivitetesh në Komunën e Gjilanit. Sot, do të mbahet turniri në futboll të vogël, turniri i shahut dhe ndezja e flakadanëve në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditën e dytë të manifestimit, ditën e martë me mbajtjen e orës së madhe letrare “Muza e Agimit”, ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit do të mbahet Dita e SHFMU “Agim Ramadani”, vendosja e luleve te shtatorja e Agim Ramadanit, në Gjilan. Po ashtu, do të mbahet edhe një program i shkollës “Agim Ramadani”, si dhe aktiviteti “Krosi i lirisë”-nga varri i Idriz Seferit deri te kroi i Agimit, si dhe tubimi qendror “I këndojmë Agimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …