Brickos

Qirez Likoshan

Sot përkujtohen dëshmorët e martirët e Likoshanit dhe Qirezit

Në 18-vjetorin e përleshjes së forcave të UÇK-së me Policinë serbe, në Likoshan e Qirez, të Drenicës, sot përkujtohen dëshmorët dhe martirët që ranë dhe u masakruan më 28 shkurt të vitit 1998. Në orën 11.00 bëhen homazhe te Kompleksi i varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ndërsa në orën 12.00 në Shtëpinë e Kulturës,  në Drenas do të mbahet një Akademi përkujtimore. Në këto aktivitete merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, pastaj invalidë e veteranë të UÇK-së dhe liridashës nga Drenica, Kosova e më gjerë.

 

18 vjet më parë,  më 28 shkurt të vitit 1998, luftëtarët e komandantit Adem Jashari u zunë pritë forcave policore serbe në vendin e quajtur, “Te Lisat Gjashtnjakë”, mes Qirezit e Likoshanit. Gjatë luftimeve u vranë pesë policë serbë dhe ranë dëshmorë katër luftëtarë të UÇK-së, tre të tjerë u plagosën. Në hakmarrje për shkak të humbjeve, policia serbe me qindra forca, madje edhe me helikopterë ndërmori një aksion hakmarrës kundër popullatës civile, me ç rast vrau e masakroi 10 pjesëtarë të Familjes Ahmeti dhe dhjetë nga disa familje të tjera. Civilët shqiptarë janë vrarë e masakruar në shtëpitë e tyre. Ata kanë qenë prej 16 deri në 70 vjeç. Policët janë futur në familjen 36 anëtarëshe të familjes Ahmetaj në Likoshan, ku i kanë detyruar të gjithë, burra, gra e fëmijë, të shtrihen përtokë, i kanë ndarë meshkujt, i kanë nxjerrë jashtë dyerve të oborrit, i kanë rrahur dhe i kanë masakruar një nga një në mënyrën më barbare, aq sa vështirë është bërë identifikimi i tyre.

Lufta e zhvilluar në atë ditë reflektori thellë vetëdijen e popullatës së robëruar shqiptare të Kosovës, me bindjen se  lufta për çlirimin e vendit do të ishte e përgjakshme dhe do të  kërkonte shumë sakrifica e martirizime. Kjo betejë i kishte paraprirë Epopesë së lavdishme të UÇK-së të 5. 6 dhe 7 marsit të vitit 1998 kur ra heroikisht Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe 46 anëtarë të familja jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës. Atë ditë kanë rënë dhe janë martirizuar: Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Beqir Sejdiu (26), Ilir Nebihu (30) Rukie Nebihu (27), Xhemshir Nebihu (33), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ibish Rama (38), Ismail Behrami (30), Baks, Behram Fazliu (50), Gradicë Nga familja Ahmeti janë martirizuar:  Ahmet Ahmeti (50), Gani Ahmeti (46), Hilmi Ahmeti (44), Hamzë Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23) Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18)Elhami Ahmeti (16), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38).

Kontrolloni gjithashtu

Reagime kundër përpjekjeve për tjetërsim të pajisjeve dhe aseteve të Radios-Kosova e Lirë, nga një grup i ish-ishve të stafit

Lidhur me rastin e një grupimi të vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” …