Sot pranë verarisë Stone Castle në Rahovec është kremtuar Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot pranë verarisë Stone Castle në Rahovec është kremtuar Dita Ndërkombëtare e Gruas

 Me datë 8 mars 2021, pranë verarisë Stone Castle në Rahovec është kremtuar Dita Ndërkombëtare e Gruas, nën moton “Në jetën e çdo gruaje, arrin momenti kur gjëja e vetme që ndihmon është një gotë e verës”.

        Dita Ndërkombëtare e Gruas, përveç punonjësve të Kompanisë, i gjeti të mbledhura përreth gotës së verës edhe gra dinjitarë nga misione të ndryshme diplomatike dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë, së bashku me përfaqësueset nga shoqëria civile. Në event ishte e pranishme edhe Zonja Atifete Jahjaga, Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës.

       Gjatë mbledhjes dhe drekës tradicionale, gratë diskutuan rreth temave dhe çështjeve të ndryshme që lidhen me pozitën e gruas, si nga këndvështrimi i punësimit, ashtu edhe për nga pozitat e punës, që në ditët e sotme për fat të keq në shoqërinë kosovare ende nuk gëzojnë nivelin e duhur.

       “Stone Castle”, e privatizuar në vitin 2006 nga ana e biznesmenit kosovar-amerikan z. Rrustem Gecaj, në ditët e sotme gëzon reputacion ndërkombëtar për shkak të investimit të madh në teknologji bashkëkohore të prodhimit dhe të cilësisë së padiskutueshme të produkteve. Përveç kësaj, njihet si kompani më e madhe prodhuese e produkteve alkoolike në Kosovë dhe botërisht është e njohur dhe e shpërblyer me çmime të ndryshme për cilësinë e verës. Ajo që e karakterizon dhe shquan është edhe punësimi i numrit të konsiderueshëm të grave në poste udhëheqëse dhe në administratë.

       Qëllimi i mbledhjes së sotme ishte që të dëshmohet se bota e verës, në çdo aspekt, i përket edhe gruas, duke filluar nga vjelja e rrushit e deri tek degustimi. Me urimin që ky lloj i mbledhjeve të shndërrohet në tradicionale, duke promovuar vlera, tradita dhe cilësi, do duhej të theksohet sa më shumë roli i gruas në promovimin e produkteve vendore.

       Gëzuar prej Stone Castle, me një dolli për të gjitha gratë dhe të drejtat e barabarta.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …