leoni

Sot shënohet 104-vjetori i lindjes së rapsodit të mirënjohur, Sefë Mleçani (1918 - 1975)

Sot shënohet 104-vjetori i lindjes së rapsodit të mirënjohur, Sefë Mleçani (1918 – 1975)

Rapsodi i mirënjohur, Sefë Mleçani ka lindur në vitin 1918, në fshatin Mleçan. Kishte origjinë  nga një familje me tradita atdhetare. Në kohën e rinisë së hershme frymëzohet nga rrëfimet dhe këngët që i këndonin rapsodët e kohës  nëpër oda, në ndeje, në dasma e ahengje të ndryshme. Ai  ka filluar të këndojë qysh në moshë të re,  meqë natyra i kishte falur  një zë melodik dhe ishte shumë i dhënë pas këngës.

Sefë Mleçani ka qenë rapsod ndër më të njohurit e kohës së tij në Kosovë, krahas Salih e Feriz Krasniqit, Rizah Bllacës, Tahir Drenicës e disa të tjerëve. Ka qenë i njohur sidomos për mënyrën autentike, me elemente arkaike të  këndimit të këngëve legjendare, sidomos të ciklit të këngëve të kreshnikëve.

Po ashtu, rapsodi Sefë Mleçani,  ka kënduar këngë të shumta atdhetare, këngë historike dhe të trimërisë, duke u bërë burim frymëzimi për dëgjuesit e veçmas për bijtë, nipat e mbesat e tij, të cilët kanë vazhduar dhe po e mbajnë gjallë traditën familjare të këndimit, duke u dalluar në mesin e këngëtarëve më të njohur të kohës sonë.

Rapsodi, Sefë Mleçani ka ndërruar jetë në vitit 1975.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …