ABC

Sot shqiptarët në Maqedoni shënojnë 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip

Pavarësisht mos unifikimit të një date zyrtare për të gjithë shqiptarët, sot në Maqedoni shqiptarët shënojnë 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 108 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Dita e Alfabetit të Gjuhës shqipe në kalendarin kombëtar shënohet më 20 nëntor. Po sot me rastin e kësaj Dite kombëtare të shqiptarëve huliganët sllavomaqedonë kanë thyer dritaret e Shtëpisë Muze në qytetin shqiptar të Manastirit, ku në nëntor të vitit 1908 u mbajt Kongresi. Nuk është kjo hera e parë që sulmohet madje edhe digjet kjo shtëpi historike e të gjithë shqiptarëve. Manastiri ka qenë kryeqyteti i Vilajetit i cili me Shkupin, Tiranën e Janinën  shënonin vilajetet e Shqiptarisë në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …