Isa Xhemajlaj takon qytetarët dhe bizneset në Drenas

Isa Xhemajlaj takon qytetarët dhe bizneset në Drenas

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e NISMA për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka vazhduar të takohet me shumë qytetarë të komunës së Drenasit dhe me bizneset në këtë komunë. Në mbështetje të Isa Xhemajlajt nëpër këto takime kanë qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, deputeti Enver Hoti, dhe anëtarë të kryesisë së NISMA’s.  Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, në vazhdën e takimeve me qytetarët e komunës së Drenasit, ka takuar banorët e fshatit Fushticë e Epërme dhe banorët e fshatit Çikatovë e Re, me të cilët ka bashkëbiseduar për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave në jetën e tyre të përditshme, dhe për mungesën e kujdesit nga institucionet lokale për të investuar në përmirësimin e jetës në fshat.

Kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, po ashtu ka takuar edhe disa nga bizneset në komunën e Drenasit, me të cilët ka folur për problemet që ato kanë dhe për barrierat që u bëhen atyre në funksionimin e bizneseve të tyre. Xhemajlaj si çdo ditë ka vazhduar të pres në zyrat e tij edhe shumë të rinj të komunës së Drenasit, me të cilët ka folur për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë të rinjtë e Drenasit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …