Dyshohet se lumi Lepenc i ka bartur trupat e policëve të Kosovës në Maqedoni

Sot u arrestuan 31 zyrtarë e përfitues në tetë komuna të Kosovës, për shkak të mashtrimeve me subvencionet bujqësore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar 31 të dyshuar për malverzime me subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë. Aksioni i Policisë është zhvilluar në tetë komuna të vendit, Pejë, Burim, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Besianë. Nga 31 të arrestuarit, 19 prej tyre janë qytetarë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e përfituesve të subvencioneve, ndërkaq 12 zyrtarë nëpër komuna. Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për personat të cilët janë ndaluar nga aksioni i sotëm. Të ndaluarit  dyshohet se kanë kryer veprat penale të pasurimit të kundërligjshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …