Sot u varros trupi i ish kryetarit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Sot u varros trupi i ish kryetarit të Shqipërisë, Bujar Nishani

Sot u varros trupi i ish kryetarit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Mes shumë emrash të njohur të politikës dhe jo vetëm, në ceremoni kanë qenë të pranishme edhe deputetë e ministra të PS, mes tyre Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Frida Krifca, Taulant Balla. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe deputetët e PD, nga Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Oriola Pampuri etj. Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Muqolli: Prilli, muaji i përkujtimeve!

Për nder të të rënëve, posaçërisht fëmijëve, në luftën e fundit në Kosovë, ju ftojmë …