Brickos

Sot varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Gllogjan gjatë kthimit nga shkolla në shtëpi

Sot varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Gllogjan gjatë kthimit nga shkolla në shtëpi

Sot varrosen dy nxënësit e vrarë të premten në Gllogjan gjatë kthimit nga shkolla në shtëpi. Nxënësit, Genta Florim Mustafaj dhe Ledion Beqë Hamzaj u vranë nga të shtënat me armë në autobusin me të cilin po udhëtonin nga Deçani për në shtëpitë e tyre. Nga ky sulm brutal i armatosur, është vrarë edhe shoferi i autobusit dhe një person tjetër. Ende nuk dihet nga kush është bërë ky krim ndërkohë që janë duke u zhvilluar aktivitete për ndriçimin e këtij rasti dhe arrestimin e realizuesve të këtij sulmi kriminal. Sulmi gjatë të cilit u vranë tre persona është dënuar nga autoritetet më të larta të Kosovës e Shqipërisë. Varrimi i nxënësve, Ledion Beqë Hamzaj dhe Genta Florim Mustafaj do të bëhet në varrezat e fshatit Gllogjan, në ora 14.00.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme kërkojnë nga bashkatdhetarët të evitojnë me çdo kusht rrugëtimin nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo  Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së …