Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Do të rritet intensiteti i goditjes antikorripsion kundër qarqeve të politikës dhe drejtësisë së korruptuar

Avokati njohur,  Spartak Ngjela paralajmëron se pas goditjes së rastit të Gjykatës së Krujës, SPAK do të organizojë aksione të tjera po kaq të forta. Ai shkruan se në këtë kohë parazgjedhore do të rritet intensiteti i goditjes antikorripsion kundër qarqeve të larta në politikën dhe drejtësinë e korruptuar.

Rasti i Gjykatës së Krujës është suksesi i parë publik i Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit.

Por a do të vijojë?

Po, do të vijojë, sepse nuk ka logjikë që përgjimet e Prokurorisë së Posaçme të jenë përqendruar vetëm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Duhet vënë në dukje që, deri tani, të korruptuarit kanë qenë të mbrojtur nga prokuroria e zakonshme. Kurse, ndërkohë po vepron Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I

Rasti publik i goditjes penale në Gjykatën e Krujës ka krijuar impakt shumë pozitiv në opinionin publik shqiptar në këtë kohë parazgjedhore. Zgjedhjet do t’u tregojnë shqiptarëve: ata do të shpëtojnë apo sërish do të dhunohen nga bandat që iu kanë uzurpuar shtetin?

Unë mendoj se në këtë kohë parazgjedhorë do të rritet intensiteti i goditjen antikorripsion kundër qarqeve të larta në politikën dhe drejtësinë e korruptuar.

II

Veprime të tilla do ta rindërtojnë personalitetin e individit në Shqipëri. Korrupsioni i lartë ka fyer, ka dhunuar dhe ka përbuzur dinjitetin e shqiptarit në 30 vjet.

Kudo sheh vjedhje që i bëhet njeriut të thjeshtë nga nëpunësi i lartë i shtetit, ky është shteti shqiptar sot. Kudo.  Në të gjitha nivelet e administratës shtetërore,  dhe të gjykatave.

Sigurisht,  rasti i Gjykatës së Krujës është një rast shumë minor në krahasim me rastet e mëdha që po pritet të vijnë.

A ka filluar përgjimi, gjurmimi dhe hetimi për të gjithë ujqërit e korrupsionit shqiptar?

Është mirë të presim. Unë mendoj se kjo që sapo ndodhi me pastrimin e Gjykatës së Krujës nga akuzat penale të të korruptuarëve, duhet të jetë preludi i gjëmës ligjore që po i kanoset korrupsionit të të gjitha niveleve në Shqipëri.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …