Stafi i shkollës fillore “Vëllezërit Domaneku” së bashku me nxënës vendosen kurora me lule te lapidari i simbolit të rezistencës kombëtare, bac Adem Demaçi

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të jetës liridashëse e atdhetare të simbolit të rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçit, stafi i shkollës fillore “Vëllezërit Domaneku” nga fshati Topliqan i komunës së Lypjanit, së bashku me nxënës vendosen kurora me lule te lapidari i tij. Me këtë rast, Grupi letrar “Adem Demaçi” për nderë të datëlindjes së tij ( 26 shkurt 1936 ), organizoi orë letrare, mbajtën një minutë heshtje pran lapidarit të bac Adem Demaçit, vendosën kurora me lule, recituan poezinë me titull “Juve, baca Adem Demaçi” si dhe mbajtën fjalë rasti kushtuar jetës dhe veprës liridashëse e atdhetare të simbolit të rezistencës sonë kombëtare, bac, Adem Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Altin B. Mavraj: Organizohen homazhe, në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën “Çeçeni”

Në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën …