Stefanoviq: Nëse Kosova anëtarësohet në Interpol do të jetë një vendim politik i pa bazuar në të drejtën ndërkombëtare

Stefanoviq: Nëse Kosova anëtarësohet në Interpol do të jetë një vendim politik kundër të drejtës ndërkombëtare

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq mendon se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore. Nebojsha Stefanoviq ka thënë se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Kjo do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit”, ka theksuar ai. Tutje, Stefanoviq ka shtuar se nëse Kosova do anëtarësohet në Interpol do të jetë thjesht një vendim politik i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet anëtare të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nis vizitën në Uashington: Kosovën e promovon në Capitol Hill dhe në “National Prayer Breakfast”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Uashington për një …