Jens Stoltenberg

Stoltenberg: NATO-ja i ka dërguar propozimet e saj me shkrim, në Rusi, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

NATO-ja  ka dërguar propozimet e saj me shkrim në Rusi, së bashku me Shtetet e Bashkuara”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në një konferencë urgjente për shtyp, duke i bërë thirrje Moskës edhe një herë për të zbutur tensionet. “Jemi përpara një momenti kritik për sigurinë euroatlantike. Zhvillimi ushtarak i Rusisë në kufirin me Ukrainën vazhdon. Me mbi 100 mijë  trupa në pozicion dhe më shumë gjatë rrugës, duke përfshirë një rritje të konsiderueshme në Bjellorusi. Ne i bëjmë thirrje edhe një herë Rusisë që të vazhdojë me de-përshkallëzimin” e gjendjes. NATO beson fuqishëm se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Jo përmes dhunës apo kërcënimit të dhunës. Kështu sot NATO ia dërgoi Rusisë propozimet me shkrim. E bëmë paralelisht me Shtetet e Bashkuara” tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se “Rusia duhet të përmbahet nga sjellja e dhunshme, retorika agresive dhe aktivitetet dashakeqe të drejtuara kundër aleatëve dhe kombeve të tjera. Rusia duhet gjithashtu të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia dhe të gjitha palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit, duke përfshirë formatin e Normandisë“.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …