Selim Pacolli: Përurohen renovimet në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve  e cila ka qenë në gjendje të keqe

Selim Pacolli : Renovohet strehimorja për gra dhe fëmijë në Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli ka bërë të ditur gjatës së sotme se  është bërë përurimi i renovimeve të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve  e cila ka qenë në gjendje shumë keqe.
“Sot i përuruam hapësirat e renovuara të Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. Para më shumë se një viti hapësirat e kësaj qendre kanë qenë jashtëzakonisht të amortizuara dhe me probleme të shumta e bazike infrastrukturore krahas problemeve financiare me të cilat ballafaqohej kjo qendër.Sot falë Platformës për Mirëqenie Sociale “Prishtina e Secilit”, e kemi një situatë krejt ndryshe! Strehimorja posedon hapësira të renovuara tërësisht dhe gjithashtu e gëzon mbështetjen më të madhe financiare të marrë ndonjëherë nga Komuna e Prishtinës dhe për pasojë viktimat e dhumës në familje do marrin një shërbim shumë më të dinjitetshëm.Shprehë falenderimin edhe ndaj z. Dren Kukaj, Drejtor i DMS, për pëkushtimin e tijë në jetësimin e këtijë projekti.”
Prishtina është e secilit! “ka theksuar Pacolli .

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …