Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

Syla: Stafi shëndetësor është stërlodhur dhe është i mbingarkuar pas rritjes së numrit të të infektuarve

Duke folur për gjendjen e krijuar në vend nga përhapja e pranisë së virusit korona dhe rritja e numrit të pacientëve në Klinikën Infektive, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla, ka tërhequr vërejtjen se stafi shëndetësor është stërlodhur dhe është i mbingarkuar pas rritjes së numrit të të infektuarve. Ai i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se përveç kësaj se deri para dy ditësh, 257 punëtorë shëndetësorë janë konfirmuar me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, por që sipas tij, ky numër tashmë mund të ketë arritur deri në 300. “Unë nuk dua të përhap panik që është duke dalë situata prej kontrollit, mirëpo unë mund të them se jemi duke i stërmbushur kapacitetet, ato që i kemi ne. Problemi qëndron se Kosova nuk ka staf të mjaftueshëm që të trajtojë pacientët me COVID-19, ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Blerim Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …